Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot do të mbajë seancë.

Pritet që Komisioni të debatojë për miratimin e metodologjisë për rishikimin e legjislacionit dhe udhëzimit praktik për rregullat e zbulimit dhe menaxhimin ad-hok të rasteve të konfliktit të interesave për anëtarët e Qeverisë.

KSHPK paralajmëroi se në seancë do të veprojë edhe mbi lëndët e Planit Vjetor për monitorimin e situatës së pronës dhe interesave si dhe lëndë konkrete.