Klubi i hendbollit Alkaloid mori trofeun për triumfin në Kupën Evropiane të EHF-së për sezonin e kaluar. Ekipi maqedonas përfundoi si fitues në finalen e këtij kompeticioni, pasi rivali i tij grek AEK nuk u paraqit në fushë në ndeshjen e kthimit në Shkup.

Trofeu iu dorëzua kapitenit të Alkaloidit, Igor Gjorgiev, nga Bozhidar Gjurković, përfaqësuesi i EHF-së.

Alkaloid kishte avantazhin dhe fitoren nga dueli i parë final, dhe ekipi grek në Shkup, megjithëse po ngrohej, refuzoi të luante ndeshjen.

EHF vendosi ta regjistrojë ndeshjen me rezultatin 10:0, dhe AEK gjithashtu mori një pezullim dy vjeçar.

Alkaloid është klubi i tretë maqedonas i hendbollit që fiton një kupë evropiane pas dy titujve kampionë evropianë të Vardarit dhe trofeut të hendbollit të femrave Kometal Gjorce Petrov.