Kina ka mohuar supozimet se ka ndihmuar Rusinë në shpërndarjen e dezinformatave në lidhje me Ukrainën, shkruan Sky News
Duke u pronocuar shkurt, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, tha se Kina ka vepruar ‘vetëm në mënyrë objektive’ që nga 24 shkurti, kur edhe filloi pushtimi i Ukrainës.
Tutje, ai pohoi se komuniteti ndërkombëtar kishte ‘shqetësime të thella’ rreth laboratorëve të ShBA-së në Ukrainë.
Wenbin tha se “duke akuzuar Kinën për shpërndarje të dezinformatave ëshë dezinformatë në vetvete”.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Kina ka vazhduar të mbajë pozicionin e saj neutral.
Sot më herët, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje Kinës që të përdor ‘ndikimin e saj të madh’ ndaj Rusisë si presion për një zgjidhje të menjëhershme paqësore ndaj konfliktit.
Comments are closed for this post.