Kohëve të fundit, obeziteti apo mbipesha është kthyer në një nga problemet më shqetësuese për shoqerinë. Sipas qendrës pr kontrollim dhe parandalim të sëmundjeve, obeziteti mund të krahasohet me duhanpirjen.

Shumica prej njerëzve, zgjedhin dieta të ndyshme për të humbur kilet e tepërta, mirëpo vetëm një gabim I vogël gjatë dietës mund t’a zgjasë procesin e humbjes së kileve.

Sipas ekspertëve, humbja e kileve përmes dietave strikte është shumë afatshkurtër. Dietat nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme, pasi që ju mund t’I ktheni ato kile të humbura pas një kohe shumë të shkurtër.

Dietat gjithashtu mund të çojnë në sjellje të çrregulluara të ngrënies. Oraret e përpikta dhe sasia e moderuar e ushqimit, mund t’iu kthehet në regjim dhe kështu t’iu çrregullohet mënyra e ngrënies.

Shumica e dietave kanë të bëjnë me shtypjen e nevojës për të ngrënë. Në një plan afatgjatë, kjo mund t’iu kthejë në njerëz me pak të përgjegjshëm ndaj ndjesive natyraore të urisë dhe kështu ju mundoheni ta mbani peshën nën kontroll. Sipas Sandra Amondt, njerëzit janë më të rrezikuar nga ngrënia, qe shkaktohet nga ndjenja e mërzisë apo ndryshimeve emocionale.

Te qenët në një dietë, është shumë stresuese. Studimet kanë treguar se rritja e hormonit të stresit-kortizolit, lidhet me ngrënien e tepruar. Kështu gjatë këtyre situatave stresuese, organizmi juaj do të ketë nevojë të konsumojë më shumë ushqime me yndyrë dhe sheqer.