Gazeta e Greqisë “Katimerini” në një artikull të publikuar sot ka njoftuar se Shkupi zyrtarisht nuk është duke u brengosur që në zgjedhjet e parakohshme në Greqi, mund të bie nga pushteti kryeministri aktual grek, Aleksis Cipras, transmeton Portalb.mk.
“Shkupi zyrtarisht nuk është duke u brengosur që Kirijakos Micotakis nga Demokracia e Re së shpejti do të vjen në pushtet në Greqi, dhe me këtë e humb mikun Aleksis Cipras”, shkruan “Katimerini”.
Më tej në artikull thuhet se politikanët e Maqedonisë së Veriut vlerësojnë se edhe përskaj papajtueshmërive të Micotakis i ka për Marrëveshjen e Prespës, i njëjti do t’i qëndrojë besnik principit të respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga Greqia në nivel ndërkombëtar.
Sipas pretendimeve, ministër për Punë të Jashtme në Greqi prite të jetë Jorgos Kumucakos nga Demorkacia e Re.
Kumucakos në një prononcim për “Katimerini” ka theksuar se do t’i zbusë pasojat e Marrëveshjes për prodhimet maqedonase.
“DR do të bëjë gjithçka çfarë është e mundur që t’i zbusë pasojat negative, siç është çështja kyçe për emrin e prodhimeve maqedonase”, tha Kumucakos.
Comments are closed for this post.