Shkolla fillore “Svetoza Markoviç” e komunës së Nagorçanit të vjetër, mori ngrohje të re si donacion nga Ambasada e Japonisë. Sot ambasadori e Japonisë, Savada Hironori, vizitoi shkollën, përfituese e programit për grante të vogla për nevojat themelore dhe sigurinë njerëzore pra GGP në Negoriçanin e vjetër.
Projekti për përmirësimin e kushteve në arsimin fillorë të shkollës “Svetozar Markoviç” në këtë komunë në vlerë totale prej 52.323 euro, siguroi një sistem të ri të ngrohjes në shkollë. Ambasadori gjithashtu u takua ,edhe me kryetaren e Komunës Zhaklina Jovanovska dhe drejtoreshën e shkollës, Marija Markoviç.
Savada dhe Jovanovska diskutuan mënyrat për të forcuar bashkëpunimin midis Ambasadës dhe Komunës. Në emër të popullit japonez, Savada shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët e komunës, për mbështetjen dhe miqësinë e tyre. Ceremonia u pasua edhe nga një shaqje e shkurtër e nxënësve të Shkollës Fillore “Svetozar Markoviç”.
Përmes programit të granteve të vogla për nevojat themelore dhe sigurinë njerëzore – GGP, Japonia financoi projekte renovimi dhe pajisje për më shumë se 70 shkolla dhe kopshte, 57 objekte shëndetësore, dhe siguroi 31 kosha të plehrave për 49 komuna.
Comments are closed for this post.