Pas vetos franceze për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zoran Zaev konvokoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, që “mundet plotësisht ta komplikojë çështjen” rreth Marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës dhe të reflektohet ndaj implementimit të tij, vlerëson portali informativ i Brukselit “Euraktiv”.

Portali citon se pas deklaratës së Zaevit në invervistë për “Euronjuz”, në gjuhën greke se mundet pjesërisht të ngrihet zbatimi i disa dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, u pajtua liderja e Grupit të deputetëve të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, Irace Garsija, e cila u bëri thirrje politikanëve “ta shpëtojnë” marrëveshjen.

“Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ruhet”, deklaroi Garsija.

Ajo vlerëson se vetoja e presidentit francez Emanuel Makron për fillim të negociatave me vendin dhe Shqipërinë paraqet vendim të “papranueshëm” dhe kërkoi nga liderët e BE-së ta ndryshojnë sa më shpejtë.

“Grupi im i (deputetëve) do të bëjë thirrje që kjo çështje të shqyrtohet në rend të ditës të Këshillit Evropian para pranverës, me shpresë që liderët tjerë evropian të arrijnë ta fitojnë Makronin të tregojë vizion të vërtetë evropian edhe për Ballkanin”, theksoi Garsija.

Ajo konsideron se me mossuksesin për t’i plotësuar premtimet e tij për procesin e zgjerimit, BE-ja e ka humbur kredibilitetin e saj dhe ka treguar se ka ndjenjë të pamjaftueshme për përgjegjësinë historike ndaj Ballkanit.

“Negociatat inkuadruese gjithnjë paraqesin magnet për demokraci më të madhe dhe përparim social, por ishin edhe shpresë për qytetarët”; deklaroi eurodeputetja spanjolle.

“Euraktiv” e transmeton edhe qëndrimin e ish shefit të diplomacisë greke dhe nënshkrues të Marrëveshjes së Prespës, Nikos Koxias, i cili konsideron se vetoja e Makronit më shumë është destinuar për “politikën e brendshme franceze” në përpjekje për ta ndalur rritjen e popullaritetit të lideres të së djathtës ekstreme franceze Marin Le Pen.

“Në vigjilje të zgjedhjeve rajonale, Makron e shfrytëzoi politikën ndërkombëtare për punë të brendshme dhe nevojat e tij zgjedhore. Ajo paraqet mënyrë më të keqe për ballafaqim me çështjet nga politika e jashtme”, konsideron Koxias.

Sipas tij, Makron është nën presion nga e djathta ekstreme në kushte kur mijëra shqiptarë aplikojnë për azil në Francë.

“Zgjidhje, megjithatë, nuk është të pranohen idetë e Le Pen, por të mbështetet politika për tejkalimin e arsyeve për emigrim nga Shqipëria, ndërsa ajo është fillimi i negociatave me vendin”, përfundon Koxias.