I është vënë dryni derës hyrëse në Televizionini 1TV, drejtor i së cilës është i paraburgosuri Bojan Jovanovski. Të punësuarit e televizionit thonë se qindra të punësuar dhe të angazhuar nuk kanë marë ende pagat e korrikut dhe gushtit, dhe nuk e dinë se çfarë do të ndodhë më tej. Ata presin që për televizionin të ngritet procedurë falimentuese.

Nga pardje, 1TV nuk emiton programë. Nëse televizioni nuk emiton programë për 30 ditë me radhë, do t’i meret leja për punë, në përputhje me Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuele.

Kah fundi i korrikut, kur Bojan Jovanovski u arrestua për rastin “Zhvatja”, të punësuarit ikën për pushim kolektiv, por disa ditë më vonë vazhduan të emetojnë programin me vet iniciativë.

Sipas informatave jozyrtare, përshkak borxheve të shumta dhe pa mundësisë të mbulohen harxhimet e regjisë, televizioni nga pardje përfundoi emitimin.

1TV u hap vitin e kaluar në mars. Pronar i televizionit është firma BMJ Media Grup, e ku si pronarë paraqiten Jasna Ercegoviq Mandiq dhe babai i Boki 13, Mile Jovanovski.