Hapja e zyrës buxhetore parlamentare në Kuvend është edhe një gurë në themelet e pavarësisë së shtëpisë ligjvënëse dhe plotësimin e rolit të vërtetuar me kushtetutë ligjdhënës dhe mbikëqyrës të RMV, vlerësoi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ai në fjalimin me rastin e hapjes së Zyrës theksoi se ajo duhet të sigurojë analiza me kohë dhe objektive për deputetët dhe për detyrën e Kuvendit dhe me këtë rast të udhëhiqet sipas parimeve të objektivitetit profesional, kredibilitetit dhe transparencës.

“Kjo zyrë duhet të kontribuojë në përgatitjen e deputetëve për debat për propozim tekstet e fushës financiare a që janë në procedurë parlamentare, mirëpo edhe për kuptim më të mirë dhe përmbushje të obligimit të kryerjes së kontrollit mbi atë se si pushteti ekzekutiv i harxhon këto mjete, krahas asaj që deputetët i përcaktojnë tatimet me anë të cilave shteti i grumbullon mjetet nga qytetarët dhe i definojnë mënyrat se si janë shpërndarë mjetet përmes miratimit të Buxhetit”, tha Xhaferi.

Se rëndësi të madh ka hapja e kësaj zyre konsideron edhe ambasadorja në vend Rejçell Gallouej, për shkak se, siç tha, 120-të deputetë në Kuvend janë përfaqësues të përafërsisht dy milionë njerëzve, kështu që kjo u jep fuqi por edhe përgjegjësi të madhe.

“Zyra do të ketë rol të madh dhe të rëndësishëm që do t’u ndihmojë deputetëve të marrin vendime të informuara për shkak se kuptimi i politikave financiare kërkon edhe ekspertizë financiare, të cilën do të sigurojë ajo”, tha Gallouej.

Entoni Smith, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për demokraci Uestminster, hapjen e zyrës buxhetore e vlerësoi si hap historik për përforcim të demokracisë.

“Ju ndërmerrni hap historik dhe jeni liderë në rajon në drejtim të përforcimit të rolit mbikëqyrës dhe pavarësisë së organit përfaqësues…”, dhe u falënderua për atë që me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë histori më të gjatë të bashkëpunimit”, tha Smith.