Gjyqtarët sot votojnë për dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor, një nga radhët e gjyqtarëve suprem dhe një nga qarku i Apelit në Manastir.

Në fletëvotim nga radhët e gjyqtarëve suprem janë kandidatët Cvetanka Periq dhe Isamedin Limani, ndërsa nga Apeli Manastir gjyqtarët Aleksandar Kambovski, Tatjana Susuleska – gjyqtare në Gjykatën e Apelit Manastir dhe Alexandra Pop Stefanija – gjyqtare në Gjykatën Themelore të Ohrit.

Këshilli Gjyqësor nuk e ka lejuar gjyqtaren Cvetanka Periq që të tërhiqet nga zgjedhjet, ndonëse ajo ka dërguar njoftim se tërhiqet nga gara zgjedhore për arsye shëndetësore.

Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve fillon në orën 08:00 dhe vijon deri në orën 15:00. Gjyqtarët votojnë për kandidatët e qarkut të tyre të apelit, ndërsa gjykatësit suprem votojnë për një kandidat nga Gjykata Supreme.