Ministria e Brendshme njofton se dje (08.06.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.
“Gjithsej 175 masa u vendosën në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 26 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 11 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar.
Nëntë gjoba u vendosën për përdorimin telefonit celular, tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit, nëntë shkelje të kryera nga motoçiklistët, 90 gjoba për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.
Nga MPB thonë se vazhdojnë kontrollet e intensifikuar në trafik. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.
Comments are closed for this post.