Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot bashkë me deputetin, Izet Mexhiti, kanë firmosur në noter Deklaratën për themelimin e Lëvizjes Demokratike, për të cilën 1000 firmat e nevojshme u arritën në afat rekord.

Ganiu përmes një statusi në Facebook, ka uruar që ky të jetë një fillim i mbarë.

“Paçim gjithmonë mbështetjen e popullit ashtu siç e kishim sot. Qoftë ky një fillim i mbarë, një shpresë e ndritshme dhe një frymë e re që do ta sjellë ndryshimin që e meriton shoqëria jonë.

LËVIZJA DEMOKRATIKE, forca politike që buron nga populli!”, ka shkruar Ganiu në Facebook.