Vatër e madhe në vend është Shkupi, ose disa lagje të saja. Intensivisht punohet në identifikimin e kontakteve, me pengesat e zakonshme me të cilën epidemiologët përballen çdo ditë. Intensivisht punohet lidhur me identifikimin e kontakteve që duhet të testohen dhe tjerët që duhet të vendosen në izolim, ka thënë në konferencën për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ka shtuar se lidhur me kurbën epidemiologjike sot kanë diskutuar në takimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

“Të gjitha qytetet tjera dhe rajonet përveç Shkupit dhe pjesërisht Tetova janë stabile, ndërsa në këtë dëftojnë edhe rastet sporadike dhe kontaktet veçmë të identifikuara nga ku vijnë rastet e reja”, ka shtuar Filipçe.