Enti Shtetërorë për Statistika njofton se përfshi ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 419.485 qytetarë, 129.614 amvisëri dhe 173.439 banesa.
Ndërkaq nga diaspora deri më tani, përmes aplikacionit online janë regjistruar 192.538 persona.
Regjistrimi i Popullsisë dhe Amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur me pesë shtator ndërsa do të realizohet deri më 30 shtator.
Deri me 30 shtator do të mund të regjistrohet online edhe diaspora, ndërkaq qytetarët nga diaspora që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, do të mund të regjistrohen edhe nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, persona që i dinë të dhënat për personin në fjalë.
Comments are closed for this post.