Duket si diçka e zakonshme? Përkundrazi, është një pretendim i bazuar shkencërisht, siç konfirmohet nga një studim i fundit nga bioinxhinierët e Universitetit të Pizës, në bashkëpunim me Universitetin e Padovës në Itali dhe Universitetin e Kalifornisë Irvin në SHBA.
Studimi, i botuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Science of USA”, analizoi mekanizmin që na nxit të përjetojmë një emocion specifik përballë stimujve të caktuar, dhe që e gjen rrënjën e tij tek zemra, duke treguar se aktiviteti kardiovaskular luan një rol shkakësor dhe kohor, që i paraprin aktivizimit të neuroneve të korteksit cerebral.
“Në thelb ne nuk përjetojmë takikardi sepse kemi frikë, por ndjesia e frikës është përvoja emocionale e ndërgjegjshme e shkaktuar nga takikardia”- thotë Gaetano Valenca, profesor i bioinxhinierisë në Departamentin e Inxhinierisë së Informacionit të Universitetit të Pizës.
Për të vërtetuar këtë teori, u përdorën modele komplekse matematikore që analizuan sinjalet elektrokardiografike dhe elektroencefalografike tek njerëz të shëndetshëm, teksa këta tëfundit shihnin video me përmbajtje emocionale shumë të pakëndshme ose të këndshme. Studiuesit zbuluan se në sekondat e para, stimuli e modifikon aktivitetin kardiak, që nga ana tjetër nxit dhe modulon një përgjigje specifike të korteksit celebral. Prandaj, një shkëmbim i vazhdueshëm dhe i dyanshëm i informacionit midis zemrës dhe trurit, qëndron në themel të gjithë përvojës së ndërgjegjshme të emocionit, dhe mbi të gjitha, të intensitetit të tij.
Një këndvështrim ky krejtësisht i ri, nëse përjashtojmë disa teori të propozuara në fillim të shekullit të kaluar. Pasi deri më tani, aktiviteti kardiovaskular është parë si një mbështetje e thjeshtë metabolike ndaj trurit, dhe besohej se vetëm truri ishte vendi ku ndodhnin procesetbiologjike përgjegjëse për përvojën e ndërgjegjshme emocionale.
“Ky zbulim, mund të ketë pasoja domethënëse në kuptimin e çrregullimeve mendore dhe marrëdhëniet e tyre me shëndetin fizik, dhe të shpjegojë se përse njerëzit me çrregullime
si depresioni, janë më të rrezikuar të preken nga sëmundje të zemrës ose anasjelltas, tek subjektet me probleme kardiake, ka një rritje të ankthit dhe depresionit”– shprehet KlaudioXhentili i Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme dhe Qendrës për Shërbime Klinike Psikologjike të Universitetit të Padovës.
Comments are closed for this post.