Të Premten e Madhe të Pashkëve, liturgjia kishtare fton të meditohet mbi misterin e mundimeve, të dhimbjes e të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq. Mundimet dhe Vdekja e Jezusit mbi kryq që kundrohen të Premten e Madhe të Pashkëve lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me Darkën e Mbrame. Në të parën Jezusi dhuron Korpin e Gjakun e vet, domethënë, jetën e tij tokësore, vetveten, duke përshpejtuar vdekjen e tij dhe duke e shndërruar atë në një akt dashurie e shëlbimi për njerëzimin.
“Sot, Ditën e dytë të Treditëshit të Pashkëve, të Premten e Shenjtë e të Madhe të Pashkëve Kisha kremton liturgjinë e mundimeve e të vdekjes së Zotit tonë Jezu Krishtit mbi Kryq. Në këtë Ditë të Shenjtë Pashkës Kisha kundron rrugën e dhimbshme të kalvarit të Krishtit deri në epilogun dramatik të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq, adhuron Kryqin e Lumnueshëm e të Shenjtë të Shëlbuesit, ua ofron besimtarëve ushqimin për Shëlbimin e tyre, Kungimin e Shenjtë. Me fjalë tjera, të Premten e Madhe të Pashkëve të Jezu Krishtit Kisha me besimtarët vihet para Krishtit të Kryqëzuar mbi Kryq për të kundruar dashurinë e pakufishme shpëtimprurëse të Zotit për çdo njeri.
Dita e dytë e triditshit të Pashkëve, e Premtja e Madhe e Shenjtë është ditë lutjeje e heshtje, ditë e Mundimeve dhe kryqëzimit të Jezu Krishtit, akti më i lartë i dashurisë, që e bën njeriun të lirë. Të Premten e Madhe të Pashkëve liturgjia na fton të meditojmë mbi misterin e mundimeve , të dhimbjes e të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq.
Kryqi është ngjarja përmes së cilës Dashuria e Zotit hyn në historinë tonë, vjen pranë nesh, bëhet përvojë që shëron e shpëton. Kështu, Mundimet dhe Vdekja e Jezusit mbi kryq që kundrohen të Premten e Madhe të Pashkëve lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me Darkën e Mbrame. Në të parën Jezusi dhuron Korpin e Gjakun e vet, domethënë, jetën e tij tokësore, vetveten, duke përshpejtuar vdekjen e tij dhe duke e shndërruar atë në një akt dashurie e shëlbimi për njerëzimin…
Gjithnjë të Premten e Madhe të Pashkëve kemi edhe një rast të përshtatshëm për të medituar mbi misterin e madh të së keqes, të keqit e të mëkatit, që peshon rëndë mbi njerëzimin. E për ta kuptuar këtë mister, ndihmojnë shumë ritet liturgjike si rrëfimi i historisë së mundimeve të Krishtit, pastaj edhe manifestimet e përshpirtërisë popullore, si Udha e Kryqit ose shfaqjet tjera kishtare, të cilat ka si qëllim të lenë gjurmë sa më të thella në zemrën e besimtarëve, duke ndihmuar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në flijimin e Jezusit.
E kështu, deri në heshtjen e thellë të së Shtunës së Madhe, në të cilën zhyten të gjitha Kishat, me elterët e zhveshur nga stolitë, duke e ftuar besimtarin t’ia hapë shpirtin mëshirës hyjnore. Në këtë ditë ka rëndësi të madhe pjesëmarrja në Sakramentin e rrëfimit apo të pajtimit me Zotin e të afërmin tonë, rrugë e domosdoshme kjo për të pastruar zemrën e për t’u përgatitur për kremtimin e Pashkëve me shpirt të përtërirë. Së paku një herë në vit, kemi nevojë dhe obligim për këtë përtëritje të shpirtit tonë përmes Sarkamentit të Pajtimit.”
Comments are closed for this post.