Ministria e Shëndetësisë njofton se sot deri në ora 10:00 në Klinkën e sëmundjeve infektive në Shkup janë hospitalizuar dy të dyshuar me fruth.
“Bëhet fjalë për një fëmijë nga fshati Krushopek-Saraj dhe ka një vit dhe një foshnjë 9 muajsh nga lagjja Shuto Orizare, të dy të pa vaksinuar. Kjo do të thotë se deri në këtë moment ka 22 të sëmurë nga fruthi, ku 20 janë fëmijë dhe 2 të rritur, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në pikat e vaksinimit në Shkup deri në ora 13:00 janë vaksinuar 10 fëmijë apo 1.904 fëmijë që kanë marrë vaksinën MRP.
Nga Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë bëjnë thirrje në vaksinim të fëmijëve edhe pse është shpallur epidemi a fruthit.
Ju bëhet apel prindërve që edhe një herë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre në pikat e vaksinimit para fillimit të gjysmë vjetorit të dytë.
Comments are closed for this post.