Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ndoshta po përgatiten për fejesën numër dy, 17 vite pas ndarjes së tyre. Këto zëra i ngriti vizita e Ben Affleck në Tiffany ku nën shoqërinë e së ëmës dhe të birit, me shumë gjasa ishte duke zgjedhur një unazë fejese për të dashurën e tij, JLo, shkruan Page Six.


Bennifer janë kthyer më të dashuruar se kurrë. Gjithmonë e më shumë po kalojnë kohë me fëmijët e njëri-tjetrit dhe po kërkojnë edhe një shtëpi së bashku. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të jetë fejesa e dytë për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. E para ishte në vitin 2002, me një propozim spektakolar me një diamant rozë 6.1 karat nga Harry ëinston me vlerë 2 milionë e gjysmë dollarë. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi çifti e shtyu dasmën për shkak të presionit të tepërt mediatik dhe në vitin 2003 ata i dhanë fund. Këtë herë do të jetë gjithçka ndryshe? Le të presim propozimin zyrtar që unaza të mos ndryshojë më.