Genta Ismajli është shtatzënë dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim! Së fundmi në TikTok ka nisur të qarkullojë një video, në të cilën dallohet qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. Edhe pse shfaqet me rroba të gjera barku është mjaft i dukshëm. Përveç kësaj, burime për “Prive” kanë konfirmuar se këngëtarja është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

Po ashtu para disa ditësh në rrjet u publikua një foto, në të cilën Genta dukej me disa kilogramë më shumë. Kështu lindën dyshimet se ajo mund të ishte shtatzënë për herë të parë, por fillimisht këto aludime u hodhën poshtë.

Genta Ismajli ka 2 vite që jeton një histori të bukur dashuri me biznesmenin nga Turqia, Usta. Pasi kjo lidhje u bë publike, në jo pak raste këngëtarja është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

E ftuar para disa kohësh në emisionin “Rudina”, Genta tha se së shpejti mund të kemi edhe një dasmë mes çiftit.

“Në fakt unë dhe Usta kemi një mal të planeve dhe projekteve, por edhe martesës do i vijë radha, nuk më ka propozuar akoma, por do i vijë radha dhe asaj se shpejti”, u shpreh Genta.

Ndër të tjera Genta u shpreh se mori një pauzë nga muzika për pak kohë për shkak se donte të fokusohej më shumë tek jeta e saj private.

“Në fakt mora një pauzë për t’u përqëndruar tek jeta private, se ikën 10 vite dhe pashë që ngela pa të dashur”, u shpreh këngëtarja duke qeshur.