Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot do të mbajë një tjetër takim online me kolegun e tij bullgar për çmimin e blerjes së energjisë elektrike, ndërsa të enjten do të vizitojë Turqinë me drejtorin e AD ESM Vasko Kovaçevski dhe drejtorin e Burimeve Kombëtare të Energjisë (NER) Bajram Rexhepi ku, siç paralajmëroi ai, fokusi do të jetë energjia.
Bekteshi është optimist se do të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë dhe për këtë, siç tha ai, sheh vullnet të mirë.
Për bisedimet me Turqinë, nëse ka diçka konkrete, ai do të informojë kur të kthehet.
“Bisedimet për çmimin e blerjes së energjisë elektrike nga Bullgaria nuk kanë përfunduar. Unë shoh vullnet të mirë për të arritur një marrëveshje nga e cila do të përfitojnë të dyja vendet. Po flasim për çështje teknike, për të përballuar së bashku krizën energjetike. Politika është lënë mënjanë. Të enjten nisemi për në Turqi. Atje do të diskutohet kryesisht për sektorin e energjisë. Nëse do të ketë diçka konkrete do t’ju informojmë pasi të kthehemi, tha Bekteshi.
Maqedonia e Veriut, theksoi ministri, asnjëherë nuk ka kërkuar të paguajë energjinë elektrike me çmimin e bursës.
Ai kujtoi njoftimin e Komisionit Evropian se mund të ketë ngrirje të çmimit të energjisë elektrike nga 180 euro dhe urdhëroi, duke aluduar në opozitë, të mos krijohet panik dhe të mos shpërndahen informacione të gabuara.
Më 5 shtator, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Galab Donev, ranë dakord të eksportojnë rreth 200 megavat orë energji elektrike nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut.
Nga ana tjetër, së fundmi është rënë dakord me Greqinë që Maqedonia e Veriut të furnizohet me linjit, qymyr dhe naftë.
Comments are closed for this post.