Bashkimi Evropian do të hetojë nëse TikTok ka shkelur rregullat e për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet online dhe reklamimit transparent tha ditën e Hënë një zyrtar i BE-së.
Shefi i industrisë Thierry Breton tha se ky vendim u mor pas një analize që u ju bë platformës me video me metrazh të shkurtër.
“Sot hapim një hetim ndaj shkeljes së dyshuar të rregullave të transparencës dhe mbrojtjes së fëmijëve nga TikTok,” tha Breton në rrjetin social X.
Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) që aplikohet mbi të gjitha platformat online prej datës 17 Shkurt, kërkon që platformat e mëdha dhe motorët e kërkimit të bëjnë më shumë për të adresuar përmbajtjet e paligjshme.
Nëse shpallet fajtor për shkeljet e DSA, TikTok rrezikon një gjobë prej 6 përqind të të ardhurave vjetore globale.
Komisioni Evropian tha se hetimi do të fokusohet në dizajnin e sistemit të TikTok, duke përfshirë sistemet algoritmike që mund të stimulojnë varësi dhe të krijojnë të ashtuquajturat ‘efekte të vrimës së lepurit’.
Comments are closed for this post.