Kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, ka deklaruar se sot do të hapen raste të reja nga ana e komisionit, ndër të cilët dy raste kanë të bëjnë me kryeministrin aktual Zoran Zaev.
“Në seancën e nesërme do të hapim raste të reja pas denoncimeve, siç janë ‘Global’ dhe ‘Një euro për Viceto’, e dini se ne punojmë në mënyrë joselektive. Gjithashtu do të hapim raste pas denoncimeve të qytetarëve”, theksoi mbrëmë Ivanovska në emisionin ‘Top Tema’ në TV Telma.
Comments are closed for this post.