Pas Baku kemi realizuar shumë nga rekomandimet tona. Gjëja e parë që bëmë ishte anulimi i projektit për qendër skijimi në Galliçicë. Ne kemi ndryshuar disa rrugë për të mos shkatërruar pasurinë natyrore në atë pjesë të Ohrit, thotë Ministri për Diasporë dhe kryetari i Komisionit Kombëtar të UNESCO-s, Edmond Ademi.

Ai për “Slloboden Peçat” tha se deri në maj duhet të kemi një sistem kolektori të pastër që nuk do të ndotë liqenin, duke shtuar se hekurudha është pjesë e planeve për rajonin e Ohrit.

“Objektet e paligjshme janë vetëm një segment, mbase më të dhimbshmet. Jo të gjithë janë problematikë. Regjistri i tyre është duke u bërë. Pas kësaj ekspertët duhet të bëjnë një vlerësim të ndikimit në mjedis. Ne duhet ta informojmë UNESCO-në për raportin e progresit më 1 shkurt. Unë pres një përfundim në zbatimin e rekomandimeve. Dhe ata e dinë që nuk mund të prishen objektet e paligjshme brenda natës. Por ata me ndikime mjedisore do të duhet të largohen”, tha Adem.