Me datë 26.09.2024 në ora 21:25 në rrugën ,,Pance Poposki” në Gostivar, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë arrestuar personin I.S. (41) nga Gostivari, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.