Ditën e sotme ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të marrë pjesë në takimin e Ministerial të Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike (A5), që mbahet në Shkup.
Në orën 15:00, Hasani pritet të mbajë një konferencë të përbashkët me homologun Osmani, për të bërë kalimin simbolik të kryesisë së A-5 nga pala maqedonase tek kryesia shqiptare për vitin 2024.
Njoftimi:
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin Ministerial të Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike (A5), që mbahet në Shkup të Maqedonisë.
Ministri Hasani dhe homologu Osmani do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp, për të bërë kalimin simbolik të kryesisë së A-5 nga pala maqedonase tek kryesia shqiptare për vitin 2024.
Karta SHBA-Adriatike (US-Adriatic Charter) është një nismë politike sigurie me karakter rajonal, e dakordësuar paraprakisht në Samitin e NATO-s në Pragë (nëntor 2002), mes Presidentëve të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe SHBA-ve.
Ajo u konceptua si kundërpeshë inkurajuese nga administrata amerikane për tre vendet e Ballkanit aspirante në NATO, pas mos ftuarjes së tyre në Samitin e Pragës për anëtarësim në NATO.
Comments are closed for this post.