Televizioni T7 ka arritur që të sigurojë letrën që Sokol Halili ua kishte dorëzuar familjarëve të tij në momentin kur ishte kthyer në shtëpi, derisa Policia po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit.

Në fillim të letrës ai ka treguar se e ka vrarë me vetëdije Hamide Magashin.

Ai tutje ka shkruar se dëshiron të tregojë se çfarë ka qenë raporti i tij me Hamide Magashin dhe ka përmendur një plan që thotë se e kishte bërë ajo bashkë me motrat e veta.

Gjithmonë sipas letrës që ka shkruar Sokol Halili, Hamide Magashi i ka kërkuar atij që të bënin një marrëveshje, që ajo të shkojë dha ta rrisë fëmijën e vetë tek shtëpia e babait të saj.Siç shkruan në letër, ajo i kishte ofruar 25 mijë euro për këtë gjë…