Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot sërish ka kërkuar nga Kavadari mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ai thotë se është “fyer nga kryeministri Dimitar Kovaçevski”.
“Përderisa Maqedonia ka shumë probleme, ai me guxim vendos si humorist të më ofendojë mua dhe OBRM-PDUKM-në gjatë shfaqjeve të tij. Nëse është kaq trim, le të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që populli të vlerësojë se kujt do t’i besojë”, tha Mickoski.
Ai e përshkroi Kovaçevskin si një “stand-up komedian”.
“Do të mbetemi të fokusuar në zgjidhjen e problemeve aty ku kemi mundësi. Populli është i zhgënjyer me të gjithë politikanët. Ne po përpiqemi të tregojmë se mund të ecim përpara dhe se ka shpresë. Ky është thelbi i kësaj gjenerate të politikanëve të OBRM-PDUKM-së”, tha Mickoski.
Comments are closed for this post.