Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit që realizoi me presidentin e Gjermanisë, Steinmeier deklaroi se me homologun e tij gjerman kanë biseduar për raportet bilaterale, për luftën në Ukrainë dhe krizën ekonomike, me çrrastë tha se ka marrë mbështetje edhe për rrugën evropiane të vendit tonë.
“Kjo vizitë ka vlerat e saj sepse po ndodh në një kohë kur po ballafaqohemi me një luftë në hapësirën evropiane… Në këtë periudhë senzitive kemi nevojë të patjetërsueshme nga aleatët e mëdhenj, një ndër to është Gjermania.
Takimi kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe pozitive, biseduam për raportet bilaterale dhe për sigurinë dhe stabilitetin. Biseduam dhe për integrimin në BE, që është edhe qëllimi ynë kyç. Në këtë drejtim morëm mbështetje të pakontestueshme nga Gjermania. Në aspektin ekonomik, Gjermania mbetet një nga aleatët tanë më të mëdhenj”, tha Pendarovski.
Comments are closed for this post.