FIFA, doli me komunikatë ditën e djeshme, ku njoftuan se nuk do të lejohet përdorimi dhe shitja e alkoolit në perimetrin e stadiumeve, gjatë ndeshjeve të Botërorit.
Kjo ka sjellë një reagim të madh nga tifozët që kanë dalë kundër këtij vendimi. Për këtë ka folur edhe trajneri i Suedisë, Janne Andersson, i cili u shpreh se nuk ka kuptim që të shikosh finalen e Botërorit, pa pirë birra.
Është e qartë, që duhet ta pish një birrë, kur ndjek një ndeshje futbolli. E pranoj, më pëlqen birra. Si mund të shikosh finalen e një Botërori dhe të mos pish. Kjo është e pakuptueshme. Në fillim u tha se në Katar do të lejohet alkooli.
Comments are closed for this post.