Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, i tha OBRM-PDUKM-së se duhet t’i respektojë kandidatët e pavarur pas të cilëve i ka mbështetur më herët në zgjedhje.
Kryetari i GROM-it, i cili më herët e prishi koalicionin me OBRM-PDUKM-në, aludoi për përshkallëzimin e marrëdhënieve të këqija mes kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe drejtorëve të ndërmarrjeve të Shkupit.
“Përsëri në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” është vendosur një njeri i OBRM-PDUKM-së dhe askujt asgjë. Sikur mezi e prisnin sherrin me kryetaren. E njëjta gjë më herët u ka ndodhur edhe me Trifun Kostovskin. Ka ndodhur edhe me Risto Penovin. Duhet t’i respektoni ata persona”, tha Jakimovski.
Ai thotë se është e papranueshme që papritmas të punësohen qindra punëtorë të rinj në ndërmarrjet komunale dhe tha se ka bashkëpunim të mirë me qeverinë qendrore.
Ai përmendi se me drejtoreshën aktuale të DAP-it, Sanja Lukarevska, është pajtuar që të zhbllokohet llogaria e Komunës së Karposhit dhe të paguajë borxhin me këste
Comments are closed for this post.