Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në seancën e sotme duhet të vazhdojë debatin për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Para anëtarëve të Komisionit duhet të gjenden kandidaturat e prokurorit publik Ljubomir Joveski, të propozuar nga partitë në pushtet dhe propozimi i opozitës – profesori universitar Savo Klimovski.
Deputetët deri më tani, përveç kandidates Tatjana Vasiq Bozazhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil, dhanë mbështetje edhe për kandidaturën e gjyqtarit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup Fatmir Skenderi. Ata, si dhe prokurori publik republikan Lubomir Joveski, është propozuar nga partitë në pushtet.
Nga gjashtë të cilët janë propozime të OBRM-PDUKM-së, përveç Jovanovskës, deri më tani është refuzuar kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovskës, prokurorit Todor Vitlarovit dhe gjyqtarit në pension Branko Sekullovskit. Propozime të opozitës janë edhe profesori universitar Savi Klimovski dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër.
Comments are closed for this post.