Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse i cili së bashku me dy shtetas te tjerë që u arrestuan nën dyshime për spiunazh dy ditë më parë janë duke qëndruar në dhomat e paraburgimit që ka drejtoria e policisë Elbasan.
ABC mëson detaje të reja në lidhje me Mikhail Zorin 23-vjecarin që forcat e policisë në Gramsh mundën ta arrestojnë në përpjekje për t’u larguar. 23 vjeçari ka qenë i gjakosur pasi në përpjekje për të humbur gjurmët ka rënë në një zonë me shkurre çka i ka shkaktuar dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit.
Gjithashtu ABC mëson nga burime brenda grupit hetimor se 23-vjeçari është shumë i prerë në bisedat e kryera me anëtarët e grupit hetimor. Ai cilësohet si shumë inteligjent dhe këmbëngul se është turist.
Të njëjat burime i thanë ABC se 23-vjeçari është i arsimuar dhe ka ka kryer studimet e larta për kimi. Gjithashtu burime nga drejtoria e policisë Elbasan pohuan se 23 vjeçari kishte ditë i pa ngrënë dhe u ka kërkuar ushqim punonjësve të policisë. /
Comments are closed for this post.