3 mijë e 778 civilë u vranë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, të paktën 251 prej tyre fëmijë, sipas OKB-së.
4 mijë e 186 të tjerë u regjistruan si të plagosur, kryesisht si rezultat i granatimeve dhe sulmeve me raketa.
Megjithatë, zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se numri aktual i vdekjeve dhe i lëndimeve ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë për shkak të vështirësive të numërimit të viktimave në një zonë lufte.
Në territorin e kontrolluar nga grupet e lidhura me Rusinë, sipas OKB-së, 124 civilë janë vrarë dhe 492 janë plagosur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Comments are closed for this post.