Dërgesa e gazit natyror nuk është ndërprerë, deklaroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas informacioneve se “Gazprom”-i rus e ka ndërprerë dërgesën e gazit për Bullgarinë dhe Poloninë.
Në konferencë për shtyp, Bekteshi tha se të gjitha obligimet nga ana jonë janë përmbushur dhe se sot ka import të gazit natyror në vend.
“Megjithatë, situata është komplekse dhe nuk dihet çfarë vendimi mund të merret ditëve në vijim. Shteti ka alternativa përkatëse”, siguron Bekteshi.
Sipas tij, Bullgaria nuk duhet të bëjë ndërprerje të gazit dhe rrjeti i transmetimit duhet të funksionojë.
Paralajmëroi se javën e ardhshme në Sofje do të mbahet takim të të gjithë ministrave të rajonit që të prezantohen nevojat e shtetit dhe të ketë furnizim të vazhdueshëm me energjensa.
Comments are closed for this post.