Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka informuar se sot gjatë bastisjes policia në shtëpinë e 23 vjeçarit A.Sh, banorë i Idrizovës në Shkup, ka gjetur marihuanë me çka ai edhe është arrestuar.

“Sot (20.04.2022) në ora 00:30, nëpunësit policor nga SPB Shkup – Njësiti për trafikim të paligjshëm ka privuar nga liria A.SH (23) nga fshati Idrizovë, Shkup. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të zbatuar me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe marrë marihuanë dhe vagë digjitale me mbetje të marihuanës”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Personi është dorëzuar në stacionin policor Gazi Babë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet kallëzim sipas nenit 215 nga Kodi Penal.