Të enjten dhe të premten nga ora 10 deri në ora 12 të punësuarit më ministri, agjenci, fonde dhe gjykata nuk do të punojnë, kjo për shkak se nuk i është paguar paga minimale prej 18 mijë denarëve.

Një numër të vogël të punëtorëve që iu është paguar minimalja i është shkurtuar stazhi, thonë nga Sindikata e Punëtorëve Administrativë, Organeve gjyqësore dhe Shoqatave të qytetarëve.

“Pothuajse në të gjitha institucionet në administratë dhe gjyqësor punëtorëve nuk ju paguhet paga minimale. Deri tani mbi 95% nga institucionet vazhdojnë me pagesën e pagës nën minimalen. 5% institucionet e mbetura një pjesë nuk dinë se çka të bëjnë dhe as nuk e përgatisin pagën, ndërsa ata që u munduan të paguajnë pagën minimale kanë bërë gabime katastrofale gjatë pagesës”, tha Tërpe Deanoski, kryetar i Sindikatës.

Me ndërprerjen e punës prej 2 orëve, në shenjë revolte kërkojnë pagesën e menjëhershme të pagës minimale dhe rritje lineare të pagave të të gjithë të punësuarve për 2.806 denarë. Për kryetarin e sindikatës, Tërpe Deanoski është e pakuptueshme që Qeveria nuk i respekton ligjet të cilat i ka sjell vet.

“Kush do ta sanksionojë shtetin për mosrespektim të ligjeve që vet i sjellë. Ku janë këtu të drejtat dhe a do të marrë dikush përgjegjësi për këtë situatë. Si shembull dua të theksoj se Ministria e Financave më 25 mars ka shpallur disa shpallje për punë, shkrues dokumentesh. Për këtë vend pune është paraparë pagë prej 14.909 denarë. Kjo do të thotë se ministria e Financave me vetëdije vendosë të shkelë ligjin për pagë minimale”, shton Deanoski.

Deanoski shton se përsëri të punësuarit në administratë dhe në gjyqësor mbeten të vetmit të punësuar në shtet me pagë nën pagën minimale, ndërsa kjo rrit pakënaqësinë mes punëtorëve. Theksoi se nëse Qeveria nuk i dëgjon kërkesat e tyre ndërprerja e punës nga 2 orë do të rritet në 8 orë. Për kërkesat dhe ankesat e sindikatës kërkuam qëndrim edhe nga Qeveria, por deri tani nuk morëm përgjigje./TV21