Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se Qeveria nuk ka te strategji për gjendjen energjetike në vend.
“Ajo çfarë po ndodh me energjetikën në Evropë dhe botë është problem serioz që do ta kemi gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa për këtë bisduam në Ljubjanë me Ursula von der Leyen dhe ky është proble, edhe i BE-së, por atje ka strategjik. Te ne nuk ka strategji, përkatësisht strategjia është që qytetarët të japin 20 milionë euro dhe në këtë mënyrë të merret qymyr nga Kosova dhe ai qymyr të digjet në Manasitr. E mendoj se me çfarë kamionë do ta transportojnë këtë qymur. Bëhet fjalë për 400 deri 500 kamionë në ditë”, tha Mickoski.
Qeveria e OBRM-PDUKM-së, tha Mickoski, ka plan se si do të zgjidhen problemet.
“Planet për mbylljen e REL Manastir jo vetëm që nuk do të zbatohen, por do të hiqen. NDryshe, në AD Elemin e atëhershëm në vitin 2017 lamë 1.5 miliardë denarë depozita në banka, më pas rreth 360 milionë denarë kishte në xhirollogari dhe u paguan obligimet ndaj punëtorëve. Tani në vitin 2020 përfunduan me 16.8 milionë euro në minus dhe nëse shtohen humbjet e MEPSOS që janë rreth 6 milionë euro, atëherë vjen deri në 22 milionë euro minus vetëm për vitin 2020. Unë pres që sivjet ky numër të dyfishohet”, tha mes tjerash Mickoski.
Comments are closed for this post.