Në Mal të Zi, 53.5 për qind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 46.6 për qind janë rivaksinuar. Deri më tani, janë dhënë 457.474 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 244.542 persona ose 39.4 për qind ndërsa të dytën 212.932 ose 34.3 për qind e popullatës së përgjithshme.
Në Malin e Zi, 1.308 persona morën dozën e parë të vaksinës në 24 orët e fundit dhe 1.131 persona u rivaksinuan.
Vaksinimi masiv kundër COVID 19 në Mal të Zi filloi më 4 maj.
Comments are closed for this post.