Greqia po përdor të gjitha metodat për të bërë qytetarët që të marrin vaksinën anti covid. Së fundi është vendosur që të jap shpërblime për të rinjtë që pranojnë të vaksinohen. Mediat greke raportojnë se është vendosur një shpërblim duke dhënëve një sasi interneti falas në celularët e tyre për këdo që pranon të vaksinohet. Duke nisur që nga 11 tetori, 50 GB internet falas do të jenë në dispozicion për tu përdorur nga të rinjtë e moshave 15-17 vjeç të cilët janë të vaksinuar plotësisht ose kanë marrë dozën e parë të vaksinës anticovid. Ky shpërblim do të jetë në dispozicion për plot 5 muaj ku çdo muaj të rinjtë e vaksinuar do tu shpërndahen nga 10 GB internet. Ndërsa për grupmoshën etë rinjëve që janë deri në 29-vjeç në shtetin fqinj parashikohet që të ulen tarifat e telefonit celularë pas vaksinimit. Vlefshmëria e këtyre uljeve do të jetë deri më 1 janar të viti 2022.