Drejtorja e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska sot tha se deri më 31 maj të këtij viti, 181 punëdhënës të cilët kanë marrë ndihmë financiare nga shteti për muiajin shkurt dhe mars nuk u kanë paguar pagën punëtorëve të tyre. Prej tyre, 157 nuk kanë paguar për një muaj, dhe 24 për dy muajt.
Llukarevska shtoi se nuk janë paguar 753 paga mujore, ndërsa ndihma financiare e pakthyeshme që shteti e ka dhënë është 12.071.908 denarë ose 2.738.715 denarë për muajin shkurt dhe 9.333.193 për muajin mars.
“Gjithsej 18 punëdhënës kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore ndaj 753 të punësuarve. Më së shumti punëdhënës që nuk kanë paguar pagën janë nga Shkupi me 71, Tetova 54 dhe 27 nga Manastiri”, tha Llukarevska.
Ajo shtoi se punëdhënësve të cilët nuk kanë paguar pagat dhe kanë marrë ndihmë financiare tashmë u janë dërguar vërejtje, ndërsa pas skadimit të afatit të vërejtjes procedura do të shkojë me përmbarues.
Comments are closed for this post.