Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se ka ftuar koordinim të jashtëzakonshëm me koordinatorët e grupeve të deputetëve.
Në lidhje me Ligjin për regjistrimin, Xhaferi tha se fillimisht duhet të votohet nevoja për ndryshimin e tij, ndërsa më pas duhet të dërgohet në komision. Xhaferi shtoi nuk mund të parashikojë sa do të zgjasë debati në komision dhe se deputetët nuk do të kenë asnjë vërejtje. Ai tha se kjo nuk është përgjegjësi e tij, duke shtuar se nuk ka marrë pjesë në takimin ku është arritur marrëveshje për shtyrjen e regjistrimit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Nga kjo konferencë do të vazhdojë dinamika e punës së Kuvendit. Ditën e sotme kam pranuar dy projekt ligje që i kanë paralajmëruar deputetët dhe Qeveria. I kam shqyrtuar dhe për aspekte formale, të dy projekt-ligjet janë kthyer tek propozuesit, të cilët duhet të plotësohen dhe shpresoj që orëve në vazhdim lëshimet formale do të anashkalohen”.
“I pari është Ligji për regjistrimin e popullsisë, i cili nuk i kishte të gjitha aspektet formale, me siguri për shkak të kohës së ngushtë dhe shpejtimit që kanë bërë propozuesit. I njëjti është kthyer tek propozuesit për të mënjanuar lëshimet formale-teknike. Propozim-ligji tjetër është ai për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i cili poashtu ka lëshime formale”, tha Xhaferi.
Ai tha se në Kuvend ka shumë seanca të papërfunduara, disa për shkak të amendamenteve dhe disa në të cilat pritet të të ketë votime.
Comments are closed for this post.