Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një shtetas është therur dhe më pas është djegur i gjallë brënda një banese të pabanuar.
Sipas policisë, viktima është shtetas i huaj, sirian dhe u gjet mëngjesin e sotëm brenda një shtëpie në lagjen Ulpiana.
Policia e ka konfirmuar se, nga të dhënat fillestare që ka, dyshohet se vdekja ka ndodhur në rrethana të dyshimta.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia për të zbardhur situatën e plotë të krimit.
Comments are closed for this post.