Njëri nga dy viktimat nga Kumanova ka qenë polic
Share
Sot dy persona nga Kumanova kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, ky informacionet u konfirmuan nga kryetari i komunës Maksim Dimitrievski, përcjell in7.

Ai njoftoi se nga Qendra e Kumanovës për Shëndet Publik kanë njoftuare se kishin vdekur edhe dy persona, njëri prej të cilëve ishte oficer policie.

Sipas Focus, polici i ndjerë ishte anëtar i policisë kufitare dhe punonte në vendkalimin e ri kufitar me Kosovën, në Belanoc.

Sipas informacioneve jozyrtare, ai ishte testuar për koronavirus dhjetë ditë më parë, dhe rezultatet mbërritën dje.