Ka shkuar në 25 numri i të vdekurve në Maqedoni ndërsa katër viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit informon TetovaSot.
Gjatë natës së djeshme në vendin tonë janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi. Një viktimë është nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër është nga fshati Labunishtë i Strugës, në Tetovë respektivisht në fshatin Çellopek dhe në qytetin e Shtipit është shënuar nga një viktimë. Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 25. Sipas statistikave të djeshme në vend gjithsej ka 570 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 519 janë raste aktive. Deri më tani në vendin tonë janë shëruar 30 persona.