Senati i Spanjës më 17 mars do të mbajë seancë plenare në të cilën do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, tha në konferencën e sotme për medie presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.
“Edhe krahas situatës në Spanjë e cila është jashtëzakonisht e keqe, sepse Spanja është një nga shtetet me rrezik më të lartë, ata në datën 17 të këtij muaji caktuan seancën e Parlamentit në të cilën një pjesë do të jetë edhe përmes videolishjes dhe do të ketë vetëm një pikë në rend dite, ndërsa ajo është ratifikimi i Protokollit për anëtarësim për shtetin tonë për anëtarësim në Aleancë. Sa i madh është solidariteti i Parlamentit spanjoll, ministrja e Barazisë Gjinore është infektuar me virusin, ndërsa në vetizolim është edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë spanjolle”, tha Pendarovski.
Pas kësaj, siç shtoi, më 17 mars presim vetëm edhe një nënshkrim nga mbreti spanjoll. “Unë në takimin tim të shkurtër para pak kohësh me të në Jerusalem mora konfirmim të drejtpërdrejtë dhe garanci se kjo do të përfundojë në praktikë të njëjtën ditë kur edhe do të arrijë ajo për nënshkrim në kabinetin e tij”, shtoi Pendarovski.
Për fat të keq për shkak të koronavirusit, tha Pendarovski, ne nuk mundemi ta organizojmë ngjarjen me të cilën dëshiruam në mënyrë simbolike ta shfaqim anëtarësimin tonë fizik drejtë Aleancë së NATO-s.
“Më 23 mars tashmë ishim marrë vesh për një ngjarje në Departamentin e Shtetit amerikan ku duhej nikoqiri ynë të ishte Majk Pompeo, sekretari shtetëror në praninë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe me një delegacion të lartë prej këtu që ta dorëzojmë Protokollin për anëtarësim të cilin ne e ratifikuam në Parlamentin tonë para kohe. Në atë moment kur fizikisht e dorëzoni atë protokoll për anëtarësim në shtetin dhe në institucionin i cili në praktikë është nikoqir i organizatës, ndërsa atje me Marrëveshjen e Uashingtonit është bërë ajo organizatë në vitin 1949, ju bëheni anëtare e plotfuqishme”, sqaroi Pendarovski.
Në fund të këtij muaji ose fillim të të ardhshmit, siç theksoi Pendarovski, parashihet manifestim i ngjashëm solemn në selinë e NATO-s me ngritjen e flamurit maqedonas si vend i 30-të anëtar, megjithatë kjo përsëri do të varet nga situata me koronavirusin sepse Belgjika është në grupin e shteteve me rrezik të lartë.
Spanja është vendi i fundit nga anëtaret e NATO-s, e cila ende nuk e ka ratifikuar Protokollin. Procesi atje u anulua për shkak të zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë. Protokolli te ne, ishte ratifikuar me procedurë të vonuar, për shkak të shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Presidenti Pendarovski në konferencën për shtyp bëri të ditur se sipas informacioneve më të reja të cilat i kanë marrë gjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes, koordinimet në Bruksel, sa i përket marrjes së datës për negociata me BE-në për vendin tonë, praktikisht kanë përfunduar.
“Më 18 mars do të jetë takimi në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare në BE dhe më 26 mars procesi duhet të përfundohet në nivel më të lartë politik dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së. Informacionet tona, informacionet e MEDIAL të marra sipas kanaleve zyrtare, tregojnë se të dyja shtetet Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin dritë të gjelbër në datën 26, por përsëri lëmë që këtë ta arsyetojnë në hollësi një pjesë e miqve dhe partnerëve tanë nga BE-ja të cilët nga e hëna e më tutje vijnë në Shkup”, theksoi Pendarovski.
Comments are closed for this post.