Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se Zoran Zaev është koka e krimit të oktapodit dhe shef i mafias. Zaev e ka groposur drejtësinë në Maqedoni.
“Zaev për tre vjet caktuar akuza dhe ka dirigjuar aktgjykime. Inçizimin të cilën e dëgjoi opinioni tregon se Gjykata e Lartë ka marr aktgjykime sipas sistemit të Zaevit, ndërsa për të gjithë procesin kishte njohuri edhe Katica. Përgjegjësi për Zaevin duhet të ketë. Zaev duhet të përgjigjet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, po jo para kësaj prokurorie, por prokurorisë që do të ketë prokuror të propozuar nga ekspertët publik, njerëz që kanë besueshmëri dhe kanë integritet”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.
Nga OBRM-PDUKM thonë se Gjykata e Lartë duhet të ketë një rishikim urgjent të punës së gjyqtarëve.
Comments are closed for this post.