Niveli i ujit të Vardarit në vendin matës në Jegunovc është dyfish më i lartë në krahasim me dje, ndërsa në tre vendet tjera matëse është gati se i njëjtë me të djeshmin, tregojnë matjet e fundit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Megjithatë, niveli i Vardarit dhe i lumenjve të tjerë në vend është më i ulët nga i zakonshmi për dhjetorin.
Niveli i ujit në tre liqenet natyrore, është i njëjtë si dje, por te Liqeni i Dojranit është më i lartë se mesatarja prej disa viteve për këtë muaj, ndërsa te Liqeni i Prespës dhe i Ohrit më i ulët.
Comments are closed for this post.