Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, e cila u thirr nga kryetari i Komunës Visar Ganiu për të definuar ndihmën institucionale për vendet e goditura nga tërmeti i fuqishëm në Republikën e Shqipërisë, nga ana e të gjithë këshilltarëve të pranishëm njëzëri u miratua ky vendim:
Komuna e Çairit ndan 720 000 denarë (12 000 euro) ndihmë finansiare për Republikën e Shqipërisë, gjegjësisht rajonin e prekur nga tërmeti.
Ai falënderoi këshilltarët që shumë shpejtë iu përgjigjën thirrjes dhe veç kësaj ndihme financiare, sot po mbledhim edhe materiale të nevojshme të cilat gjatë ditës së sotme do të nisen për në Durrës dhe rrethinën e saj, siç janë: batanije, medikamente, pako ushqimore, ujë, qumësht për foshnjet, mjete higjienike, pajisje dhe mjete për largimin e gërmadhave e tjera.
Poashtu, me të degjuar për mobilizimin tonë institucional, iniciativës sonë humanitare për të siguruar materiale ndihmëse iu bashkangjitën shumë kompani vendore si në vijim: Eftinija Impeks, Herba, Luto Komerc, Host MK, Bast Tuti Fruti, Bushi Resort dhe Ria Transfer Money. Shpresojmë që ky mobilizim të jetë motiv që edhe kompani tjera të kyçen dhe të ndihmojnë.
Bashkë në ndihmë të Shqipërisë!
Comments are closed for this post.