Ish-shefi i diplomacisë greke, ndërsa tash deputet i SYRIZA-s dhe person përgjegjës për politikën e jashtme, Jorgos Katrugalos i përshëndeti deklaratat gjatë kohës së Komisionit për mbrojtje kombëtare dhe çështje të jashtme, të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias “për rëndësinë e respektimit të plotë të Marrëveshjes së Prespës”, si dhe deklaratën e deputetes së Demokracisë së Re, Dora Bakojani “e cila e ftoi Dendias të ndërmerr iniciativë për mbështetje të marrëveshjes”, lajmëroi korrespondentja e MIA-së, nga Athina.
“Zotëri Micotakis, i cili investoi në etno-populizmin dhe dinakërinë duke e kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës, sot i toleron ata të cilët flasin për anulimin të Marrëveshjes”, thotë Katrugalos dhe shton se kryeministri grek duhet t’i sqarojë pozitat e qeverisë.
Komisioni për mbrojtje kombëtare dhe çështje të jashtme, mbrëmë në Parlamentin grek, siç njoftoi MEDIAL, shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, tha se nevojitet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe theksoi se Greqia, e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Por, pret nga këto dy shtete fqinje “të bëjnë hapa të ndjeshme drejt çështjeve të rëndësishme”.
Comments are closed for this post.