Qeveria e LSDM-së paraqet sinonim të gënjeshtrës dhe manipulimit.
LSDM arriti për tre vjet ta rrëmojë sistemin shëndetësor.
Ndërsa, tani para zgjedhjeve tentojnë të hedhin grimca. Por harruan se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk janë mendjeshkurtër. Dhe i mbajnë mend të gjitha projektet e premtuara por të parealizuara.
Qytetarët e dinë se LSDM ka gënjyer për rritjen e kapitacionit prej 55 në 90 denarë për mjekët amë, ndërsa për stomatologët amë nga 40 në 70 denarë. Në vend të kësaj tani Zaevi dhe Venkoja i mashtrojnë me vetëm 6 denarë më shumë, që paraqet turp.
Kjo Qeveri është në rrugën për t’u shkuar larguar, ndërsa kjo do të ndodhë më 12 prill. Atëherë qytetarët do t’i japin fund kësaj Qeverie e cila qeverisi vetëm me gënjeshtra. pas kësaj do të vijë rindërtimi i Maqedonisë dhe sistemit shëndetësor do të fillojë të funksionojë siç duhet.
Comments are closed for this post.